Bota

Doli për të pirë cigare por…/ Nëna e dy fëmijëve bie nga ballkoni, 51-vjeçarja ndërron jetë në vend, vajza: Na t

27 Dhjetor 2020, 20:54 Nga DOSJA
Doli për të pirë cigare por…/ Nëna e dy

BRITANI- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Britani, ku një grua e cila ishte nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se 51-vjeçarja Sharon Anne Daly-O’Dwyer, pasi ka shpërndarë dhuratat natën e Krishlindjeve, ka dalë në ballkon për të pirë një cigare, por për fat të keq ka gjetur vdekjen. Deri më tani nuk dihet se si ka rënë gruaja nga ballkoni, por fëmijët e saj Taylor dhe Drew, pasi kanë dëgjuar një zhurmë kanë vrapuar dhe kanë dalë jashtë.

Siç bëjnë me dije mediat, ata janë shokuar kur të shtrirë në tokë kanë parë nënën pa shenja jete. Taylor, 22 vjeç, u ul pranë trupit të mamasë së saj, derisa arriti ambulanca për ta marrë.

 “Ajo nuk merrte frymë dhe sytë i ishin hapur. Unë e mbaja dorën e saj kur ata i mbyllën sytë dhe thanë se nuk mund të bënin më shumë. Unë i dhashë asaj një puthje dhe i thashë: ‘Të dua’.”- tha djali.

Ndërkohë vajza në një deklaratë për mediat ka thënë se ëma përpara se të dilte në ballkon u kishte thënë se do shtrihej sapo të mbaronin darkën por fillimisht do të pinte një cigare .

“Ajo tha se do të shtrihej sapo të hanim, por do të pinte vetëm një cigare. Ne ishim brenda dhe vetëm kur dëgjuam një zhurmë. Vëllai im shikoi në ballkonit dhe tha: ‘ka rënë poshtë’. Po ulërinim”,- u shpreh vajza.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sharon anne daly-o’dwyer sharon anne daly-o’dwyer

Sondazh

Poll