Bota

Franca nisi vaksinimin, Macron mesazh qytetarëve: Le ti besojmë shkencës dhe mjekëve tanë

27 Dhjetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Franca nisi vaksinimin, Macron mesazh qytetarëve: Le ti besojmë

FRANCE- Presidenti francez Emmanuel Macron iu ka kërkuar francezëve të besojnë tek shkenca dhe të marrin vaksinën kundër COVID19. Në një postim në Twitter, sot, presidenti francez, teksa BE nisi masivisht vaksinimin, iu kërkoi qytetarëve t’i besojnë mjekëve. “Le t’i besojmë studiuesve dhe mjekëve tanë. Motivi dhe shkenca duhet të na drejtojnë neve”, u shpreh Macron në Twitter.

Apeli i Macron vjen për shkak të skepticizmit që kanë francezët tek vaksinat. Një studim i Wellcome Trust tregoi se një në tre francez beson se vaksinat në tërësi janë të pasigurta.

Vendet e Bashkimit Europian kanë nisur injektimin e vaksinës së “Pfizer” ditën e sotme, ”aksion’ që pritet të vazhdojë për disa ditë me radhë para ndërrimit të viteve. Në fillim të janarit pritet që të fillojë edhe vaksinimi masiv. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron vaksina kundër covid emmanuel macron vaksina kundër covid

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 16:03

27 vendet e BE shqyrtojnë marrëveshjen e Brexit

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të pres...