Bota

Vaksina serbe në Veri të Kosovës, ministrja e jashtme Haradinaj-Stublla: Po rrezikohet siguria kombëtare e vendit

27 Dhjetor 2020, 19:08 Nga DOSJA
Vaksina serbe në Veri të Kosovës, ministrja e jashtme

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, i ka kërkuar Brukselit dhe Uashingtonit të ndërhyjnë pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Serbia ka nisur paralelisht vaksinimin e serbëve në veri të Kosovës.

Haradinaj Stublla, tha se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

Në një shkrim në rrjetet sociale, ministrja shkruan se këto janë marrëveshje që Kosova dhe Serbia i kanë firmosur në 2015 dhe sot po shkelen nga shteti serb.

“Serbia dhe zyrtarë të lartë të saj, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme, kanë rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës dhe, rrjedhimisht, kanë nëpërkëmbur gjithë procesin dhe të arriturat e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel”, tha Haradinaj Stublla në një postim në Facebook.

Të premten, presidenti serb tha se në veri të Kosovës ka nisur vaksinimi me Pfizer dhe BioNtech, paralelisht me vaksinimin në Serbi. Ndërkohë që qeveria e Kosovës mohon lajmin duke thënë se nuk ka asnjë kalim në kufi për ngarkesë të vaksinës. Por cila është zgjidhja? Në komunat me shumicë serbe, sistemi shëndetësor në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni meliza haradinaj stublla vaksinat serbe ne kosove meliza haradinaj stublla vaksinat serbe ne kosove

Sondazh

Poll