Bota

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 18 viktima dhe 296 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit

27 Dhjetor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 18 viktima dhe 296 raste të reja

MAQEDONI– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 18 persona si pasojë e COVID-19. Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2,445 viktima.

Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 296 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 81,721 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 59,231 pacientë, sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 138 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll