Bota

RAPORTI/ Kina ‘rrëzon’ SHBA nga ‘froni’, pritet të bëhet ekonomia më e madhe në botë deri në 2028

27 Dhjetor 2020, 17:02 Nga DOSJA
RAPORTI/ Kina ‘rrëzon’ SHBA nga ‘froni’, pritet

KINË- Një raport i publikuar së fundmi nga Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore parashikon se Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e madhe në botë, deri në vitin 2028, 5 vite më herët se sa ishte parashikuar.

Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se menaxhimi “i aftë” i pandemisë COVID-19 në Kinë, do ta thellojë rritjen ekonomike në këtë vend, krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Sipas mediave të huaja, në raport po ashtu thuhet se India pritet që të jetë vendi i tretë në botë përsa i përket rritjes ekonomike.

Edhe pse koronavirusi u shfaq në Kinë për herë të parë, vendi ka ditur që ta kontrollojë duke vënë në zbatim masat e rrepta parandaluese, madje ka izoluar dy herë vendin pa marrë parasysh rënien ekonomike.

Si rezultat, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, Kina ka shmangur recesionin ekonomik në vitin 2020 dhe, madje, pritet të ketë rritje prej 2% këtë vit.

Ekonomia amerikane, në anën tjetër, është goditur rëndë nga pandemia, sa u përket shifrave. Mbi 18.5 milionë njerëz në SHBA janë prekur nga COVID-19, ndërsa mbi 330,000 kanë vdekur.

“Për disa kohë, një temë kryesore e ekonomisë globale ka qenë lufta ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pandemia COVID-19 dhe pasojat përkatëse ekonomike e kanë çuar këtë rivalitet në favor të Kinës”, thuhet në raportin e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore.

(A.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekonomia pas pandemisë kine koronavirusi në kinë ekonomia pas pandemisë kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 16:03

27 vendet e BE shqyrtojnë marrëveshjen e Brexit

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të pres...