Bota

E rëndë! Rrëzohet helikopteri pakistanez afër kufirit me Kinën, humbin jetën 4 ushtarë

27 Dhjetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
E rëndë! Rrëzohet helikopteri pakistanez afër kufirit me

KINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë kufirit me Kinën, ku katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua. Sipas mediave të huaja, helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që kishte vdekur nga një ortek bore.

Nuk dihen ende arsyet e sakta të rrëzimit, por një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për “arsye teknike”.

Ky nuk është incidenti i parë i ngjashëm që i ndodh ushtrisë palestineze, pasi në muajin shkurt, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab. Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake, duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Ndërkohë në prill dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre ushtarak u rrëzua në provincën Punxhab.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humbin jeten 4 ushtare pakistaneze humbin jeten 4 ushtare pakistaneze

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 16:03

27 vendet e BE shqyrtojnë marrëveshjen e Brexit

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të pres...