Aktualitet

Përfshihet nga flakët mjeti pranë Universitetit në Elbasan, s’ka të lënduar

27 Prill 2019, 17:11 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët mjeti pranë Universitetit në Elbasan,

ELBASAN- Një mjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Elbasan, pranë universitetit Aleksandër Xhuvani. Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar pranë konviktit të universitetit në Elbasan, në afërsi të univeristetit.

Drejtuesi i mjetit, Blendi Duhanxhiu, kishte parkuar mjetin e tij, ndërsa 10 minuta më vonë ka vënë re se pjesa e motorrit është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë dyshohet se djegia ka qenë aksidentale, ndërkohë zjarrëfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet mjeti ne elbasan digjet mjeti ne elbasan

Sondazh

Poll