Aktualitet

“Iki nëse fiton Veliaj”, Rudi Erebara: Nuk është dorëzim, por largim prej realitetit që është krijuar nga ai

27 Prill 2019, 17:35 Nga DOSJA
“Iki nëse fiton Veliaj”, Rudi Erebara: Nuk është

TIRANË- Shkrimtari Rudi Erebara, që është dhe një nga qëndrestarët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, pak kohë më parë befasoi me deklaratën e tij se do të largohej nëse Veliaj do të fitonte sërish në Tiranë.

Në një intervistë për Dosja.al, Erebara shprehet se kjo ikje e mundshme e tij nuk është një dorëzim ndaj Erion, por një dorëzim ndaj realitetit që është krijuar nga ai.  Ai thotë se e dinte që para katër viteve që Tirana do të ishte në këtë gjendje prandaj ka votuar dhe kundër Veliajt në zgjedhjet e fundit.

Në intervisten tuaj në Fax News keni thënë që po të fitojë Veliaj një mandat tjetër për Tiranen do largoheni nga Shqipëria. A është ky një dorëzim?

Nuk e shoh si dorëzim por si mirëkuptim ndaj realitetit. Unë jam kundër këtij realiteti. Edhe kundër atyre që e kanë sjellë këtë realitet. Fitorja e Veliajt me votë do të thotë se ne që jemi kundër këtij realiteti jemi pak. Kështu që unë zgjedh të mos rroj në këtë realitet me ata që e duan këtë realitet. Dmth, nuk iki thjesht prej një njeriu me emrin Veliaj, por iki prej të gjithë atyre që e duan këtë realitet me Veliaj. Prej gjithë mijëra Veliajve. Tiranën në këtë gjendje katastrofike e ka çuar Edi Rama. Veliaj thjesht e ka çuar katastrofën më tej. Unë isha i sigurt se do ta çonte katastrofën edhe më tej, prandaj e kam votuar kundër edhe katër vjet më parë.

A nuk është qëndresa juaj dhe kolegëve tuaj që pengoi prishjen e Teatrit Kombetar? Nëse largoheni dhe dorëzoheni është një mentre për t’u hapur rrugë atyre që duan të prishin?

Me duket se e shpjegova më lart këtë pyetje. Kjo është një zgjedhje individuale ashtu siç ishte dhe është qëndresa për të mbrojtur Korpusin Teatror. Unë flas në emrin tim. Nëse këtu fiton me zgjedhje të pavjedhura, të pablera, si Rama ashtu edhe Veliaj, qoftë Enver Hoxha vetë, se nga diktatura rrjedhin votat që marrin ketë të dy, unë thjesht e shoh veten të pavend të qëndroj. Nuk i kam borxh askujt. Nuk i kam premtuar askujt asgjë. Teatri shembet nëse Veliaj fiton zgjedhjet. Po i fitoi zgjedhjet, nuk ka me rëndësi se çfarë ndodh. Ne jemi thjesht qytetarë. Njerëz. Njerëz që helmohemi përditë nga ushqimi, ajri, uji, politika, mungesa e shpresës, gazi i policisë. Njerëz që po na vjedhin. E ka një fund çdo përpjekje. Po fituan me vota të rregullta, ta mbajnë edhe ta bëjnë me kulla deri në Hënë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erebera veliaj erion veliaj mandati i dyte i veliajt rudi erebara erebera veliaj erion veliaj mandati i dyte i veliajt rudi erebara

Sondazh

Poll