Bota

Suedia nis vaksinimin me Pfizer, 91-vjeçarja merr e para dozën: Nuk ndjeva asgjë (PËRSHTYPJA)

27 Dhjetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Suedia nis vaksinimin me Pfizer, 91-vjeçarja merr e para dozën: Nuk

SUEDI– Një grua në moshën 91-vjeçare, që jeton në një shtëpi për të moshuarit në Mjölby (një qytet i vogël në mes të rrugës midis Stokholmit dhe Gothenburgut) është bërë personi i parë në Suedi që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

“Nuk ndjeva asgjë”,  tha Gun-Britt Johnsson pasi mori vaksinën. Suedia të Shtunën mori 9,750 doza vaksina Pfizer.

Duke filluar nga java tjetër, vendi do të marrë 80,000 doza në javë, të cilat do të përdoren së pari për të vaksinuar të moshuarit, së bashku me kujdestarët e tyre dhe njerëzit me të cilët ata ndajnë një shtëpi.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Suedi kanë humbur jetën 8,279 persona dhe janë infektuar 396,048 të tjerë. Ndërkohë që aktualisht në gjendje të rëndë për jetën janë 302 të tjerë.

(a.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gun-britt johnsson koronavirusi ne suedi nis vaksinimi ne suedi gun-britt johnsson koronavirusi ne suedi nis vaksinimi ne suedi

Sondazh

Poll