Bota

250 dollarë vaksina anti-Covid në tregun e zi, Europol: Kujdes, mund të jenë të rreme!

27 Dhjetor 2020, 15:37 Nga DOSJA
250 dollarë vaksina anti-Covid në tregun e zi, Europol: Kujdes, mund

EUROPË– Kreu i agjencisë së BE-së për zbatimin e ligjit “Europol”, Cathrine De Bolle ka paralajmëruar se krimi i organizuar tani do të përpiqet të përdorë fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 për të përfituar.

De Bolle u shpreh se kishin vënë largimin dhe paralajmëruan shtetet anëtare të Bashkimit Europian lidhur me rrezikun e mashtrimit për vaksinat anti-COVID.  Alarmi është dhënë pas raportimeve se në internet po shiten në tregun e zi vaksina anti-Covid me çmime që shkojnë të paktën 250 dollarë. Mashtrimi mund të ketë një nga dy forma: ose vaksinat porositen, paguhen dhe nuk dorëzohen kurrë; ose vaksinat e ofruara janë false.

Transportimi i një vaksine të miratuar për përdorim transportohet nën kushtet e sigutisë së lartë për t’u shpëtuar duarve të kriminelëve. Ndërkohë, ofertat e vaksinave për shitje tashmë kanë filluar të shfaqen në mediat sociale.

“Nëse bëheni viktimë e një mashtrimi të tillë, sigurisht që mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore,”- paralajmëroi De Bolle.

Transporti i vaksinave organizohet nga firma e Pfizer me bazë në Limburg H. Essers, e cila ka 600 kamionë frigoriferikë për të shpërndarë në mënyrë të sigurtë dozat anti-COVID. Dërgesat shpërndahen deri tek qendrat e vaksinimit duke përfshirë sigurimin nga Policia apo dhe Ushtria. 

Marrë nga Brusselstimes

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cathrine de bolle europol koronavirusi ne bote vaksina anti-covid cathrine de bolle europol koronavirusi ne bote vaksina anti-covid

Sondazh

Poll