Bota

PAMJE dramatike, “çmendet” moti në Britani, stuhia Bella shkul pemë e sjell erëra të forta 

27 Dhjetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
PAMJE dramatike, “çmendet” moti në Britani, stuhia Bella

BRITANI– Erëra me shpejtësi mbi 100 km/h janë regjistruar Mbretërinë e Bashkuar, teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu dhe përmbytje.

Sipas mediave të huaja, dy paralajmërime për vërshime të mëdha uji janë dhënë për rajonin e Northamptonshire-it. Autoritetet lokale flasin për ngrica e përmbytje potencialisht vdekjeprurëse në këtë zonë. Në total janë lëshuar 204 paralajmërime përmbytjesh në mbarë vendin, e problemet kanë nisur tashmë, ku të gjithë trenat janë  bllokuar, ndërmjet Bournemouth-it dhe Southampton Central-it për shkak të vërshimit të ujërave dhe rrëzimit të disa pemëve mbi shina.

Në Cornëall, më shumë se 100 shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa mediat vendase thonë se stuhia Bella ka shkulur pemë, të cilat si pasojë kanë zënë dhe rrugët.

Meteorologët paralajmërojnë se mbrëmjen e së dielës dhe të hënën, dëbora dhe akulli mund të përbëjnë rrezik për lëvizjen në disa rajone qendrore të vendit, ndërsa me afrimin e ndërrimit të viteve, temperaturat do të ulen e ndonëse mund të mos mungojnë ditët më diell, nuk përjashtohet dhe mundësia e ndonjë rrebeshi dimëror.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhia bella stuhia bella

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 12:54

Gjermania fillon vaksinimin

Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, d...