Bota

Brexit/ Michel Barnier informon diplomatët e BE-së mbi marrëveshjen tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, të hënën verif

27 Dhjetor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Brexit/ Michel Barnier informon diplomatët e BE-së mbi

BRUKSEL– Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës gjermane.

Sipas mediave të huaja, ambasadorët pas kësaj miratuan një letër për Parlamentin Evropian, ku bëjnë të ditur synimin e tyre për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 janar.

Thuhet se ky dokument i ndërmjetëm ofron kohë për “shqyrtim të rregullt dhe të plotë demokratik të draftit të marrëveshjes nga Parlamenti Evropian”, është shprehur një diplomat evropian.

Parlamenti Evropian,  ka bërë të ditur, se nuk mjafton koha për një ratifikim të rregullt deri në fund të vitit. Marrëveshja e negociuar nga Barnier dhe Komisioni Evropian do të verifikohet tani nga kryeqytetet europiane. Takimi tjetër i ambasadorëve të BE-sëështë planifikuar të hënën, për të diskutuar reagimet e mundshme apo rezervat ndaj marrëveshjes. Më pas ambasadorët i hapin rrugë një procedure me shkrim që hap rrugën për nënshkrimin e saj. Edhe nga pala britanike ka filluar procesi i miratimit.

Në 30 dhjetor në një seancë të posaçme do të mblidhet parlamenti britanik për këtë çështje. Partia opozitare laburiste ka bërë të ditur ndërkohë, se do ta miratojë marrëveshjen. Me këtë edhe disa kundërshtarë të marrëveshjes brenda kampit konservator qeveritar nuk do ta pengonin miratimin e saj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkimi evropian marreveshja e brexit michel barnier bashkimi evropian marreveshja e brexit michel barnier

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2020, 12:54

Gjermania fillon vaksinimin

Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, d...