Politike

FOTOT/ Deputeti i PS bëhet Babagjysh, Ervin Bushati shpërndan dhurata për fëmijët në nevojë, ngelet mister burimi i parav

27 Dhjetor 2020, 15:36 Nga DOSJA
FOTOT/ Deputeti i PS bëhet Babagjysh, Ervin Bushati shpërndan dhurata

TIRANË- Babagjyshi i vitit 2020 nuk ndodhet në Polin e Veriut, por në Tiranë. Ai është Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste, njëherazi edhe nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

Që prej nisjes së muajit dhjetor, Bushati ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aktivitetet e bamirësisë që zhvillon në disa zona të ndryshme të Tiranës. Bushati, kryetar i PS në kryeqytet, shihet në foto i veshur me një bluzë ku janë të stampuar elfët e Babagjyshit dhe kapuçin e Santa-s.

Ashtu si edhe Clausi, Bushati iu ka dhënë disa kuti me dhurata, disa kategorive në nevojë në Tiranë, përfshirë këtu edhe komunitetin rom dhe egjyptian.

FOTOT NGA TAKIMET E ERVIN BUSHATIT:

Këto foto nuk do të kishin asnjë problem, nëse krahas tyre bashkë me propagandën e kaq shumë nevojshme, deputeti do të sqaronte shkurtimisht burimin financiar të dhuratave.

Ku i gjeti paratë deputeti të dhurojë në mënyrë periodike kuti festive? A janë pjesë e fondit të përbashkët të Partisë Socialiste? Nëse po, sa kanë kushtuar dhe a janë të deklaruara? A janë këto dhurata pjesë e strategjisë për fushatën elektorale të PS?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike babagjyshi i partise socialiste ervin bushati babagjyshi i partise socialiste ervin bushati

Sondazh

Poll