Politike

Petro Koçi rrëfen betejën me COVID-in: Ilaçet janë shtrenjtuar kohët e fundit! Kushtojnë shumë

27 Dhjetor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Petro Koçi rrëfen betejën me COVID-in: Ilaçet janë

TIRANË– Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nga izolimi ka folur për infektimin e tij nga koronavirusi. Në një intervistë për Report Tv, Koçi ka bërë me dije se ka vënë re që ilaçet për pandeminë janë shtrenjtuar, duke aluduar se ka të bërë për shkak të ndryshimit edhe në tregun botëror.

Pasi i ka blerë vetë, ai ka renditur ilaçet që i kanë kushtuar më shumë, duke përmendur holluesin e gjakut dhe avancinën.

“Mjekët thonë që duhet ushqim i bollshëm, fruta perime dhe proteina, ilaçe pa fund, madje ilaçet sikur janë shtrenjtuar ditët e fundit. Gjithsesi trajtimet në spitale vijojnë të jenë falas. Është e vërtetë që ilaçet janë shtrenjtuar, ndoshta janë shtrenjtuar edhe në tregun ndërkombëtar, dhe ka pasur një reflektim edhe në tregun vendas, megjithatë është një situatë që kërkon dhe një impenjim financiar, sidomos ato që kanë një gjendje më të rëndë dhe duan edhe më shumë trajtim, që të marrin hollues gjaku, apo avacinë që avacina është shumë e shtrenjtë,”-shtoi ai. 

Lajmin për infektimin e tij me COVID-19 e dha vetëzv.ministri, duke lajmëruar të gjitha kontaktet e tij me anë të një statusi në Facebook.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petro koçi petro koçi me covid petro koçi petro koçi me covid

Sondazh

Poll