Politike

DENONCIMI/ Ferdinant Xhaferraj: Fermerët të braktisur dhe të mashtruar, s’kanë marrë subvencione

27 Dhjetor 2020, 12:57 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Ferdinant Xhaferraj: Fermerët të braktisur dhe të

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit Ferdinant Xhaferraj denoncoi në një dalje për mediat se fermerët janë të braktisur dhe të mashtruar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, Xhaferraj tha se Rama premtoi katër vite më parë 230 milion dollarë subvencione për bujqësinë, por sipas tij, ato janë dhënë për oligarkët edhe në fushën e bujqësisë.

Për më shumë se një vit, fermerëve i është thenë dhe rithënë që do të cdëmtohen, por deri tani nuk kanë marë asgjë. Nuk kanë marrë asgjë sepse duhet të shkojnë tek sekserët e qeverisë për të marrë jo cdëmtime, por thërrime, sepse copën e luanit e duan të babëziturit e qeverisë,”-shkruan Xhaferraj. 

DEKLARATA E PLOTË: 

Fermerët janë të braktisur sepse kudo në të gjithë Shqipërinë kemi parë se vuajnë si mbeshtetjen e investimeve në infrastrukturë, ashtu edhe për të gjetur treg. Nërpërkëmbjes dhe braktisjes së qeverisë i janë përgjigjur duke hedhur në rrugë produktet bujqësore dhe duke u larguar masivisht nga Shqipëria.  Fermerët janë të mashtruar sepse Rama premtoi katër vite më parë 230 milion $ subvencione për bujqësinë, por subvencione janë dhënë vetëm për oligarkët edhe në fushën e bujqësisë.
Mashtrimet dhe abuzimet vashdojnë edhe me mbështetjen për fermerët për dëmtimet nga tërmeti.  Qeveria “Rilindja” nxorri një Akt Normativ Nr.9, datë 16.12.2019 “Për përballimin a pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ky akt normativ u pasua me një Vendim të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, Vendim Nr.40, date 28.07.2020, për ndarjen e fondeve sipas fushave ku edhe bujqësia ishte e përfshire. Fermerëve ju kërkua dhe aplikuan për dëmet nga tërmeti dhe që në Dhjetor të 2019 janë përgatitur akt-konstatimet. Për më shumë se një vit, fermerëve i është thenë dhe rithënë që do të cdëmtohen, por deri tani nuk kanë marë asgjë. Nuk kanë marrë asgjë sepse duhet të shkojnë tek sekserët e qeverisë për të marrë jo cdëmtime, por thërrime, sepse copën e luanit e duan të babëziturit e qeverisë. Partia Demokratike e ka bërë të qartë se me PD në qeverisje jo të gjitha problemet menjehere mund të zgjidhen, por ajo qartazi ka premtuar se asnjëherë fermeret nuk do të jenë vetëm, nuk do të ndjehen të braktisur, në të gjitha problemet që do të ndeshin.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ferdinand xhaferri ferdinand xhaferri

Sondazh

Poll