Politike

Mashtrim dhe falsifikim dokumentash/ Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema përfundon në SPAK, mohon gjithçka: Ka një zot! K

27 Dhjetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Mashtrim dhe falsifikim dokumentash/ Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema

DIMAL– Kryetarja e Bashkisë Dimal (gjithashtu i njohur si Ura Vajgurore), Juliana Mema akuzohet për shpërdorim detyre. Një kallëzim penal është regjistruar ndaj saj më 25 nëntor të këtij viti në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit.

Kryebashkiakja Mema është akuzuar nga Petrit Baho, banor në fshatin Poshnje për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim të dokumentave. Por Prokuroria e Rrethit Berat ka shpallur moskompetencën lidhur me rastin duke e përcjellë kallëzimin penal për Memën në Prokurorinë e Posaçme në Tiranë, SPAK. Bashkë me kryebashkiaken Mema, Baho ka kallësuar penalisht edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal, Agim Çunin dhe Pandi Pilon për të njëjtat akuza si eproren e tyre, por duke shtuar atë të kanosjes.

60-vjeçari Petrit Baho pretendon se i është shkatërruar prona nga fadromat e Bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe fill pas kësaj, ka qënë po Bashkia, ajo që i ka dhënë lejë një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. I akuzuar për ndërtim të paligjshëm, shkatërrim prone dhe falsifikim është edhe i afërmi i tij Ramadan Baho, i cili pretendohet se është favorizuar dhe lejuar nga bashkia Dimal të ndërtojë në pronën e Petritit.

“Pasurinë me të dhënat e mësipërme e disponoj që prej viti 1993 dhe gjithashtu unë posedoj edhe truallin mbi të cilin është ngritur objekti, si edhe trullain e objektit. Gjithashtu prej vitit 1993 e në vazhdim posedoj në marrëveshje me Bashkinë pronë kufitare me pasurinë time. Pra këtë pasuri që e kam në kufi të pronës timë dhe e posedoj atë në mirëbesim gjatë gjithë kësaj periudhe, duke u kujdesur dhe mirëmbajtur. Kam kërkuar nga ana e bashkisë që të kryhen procedurat e nevojshme ligjore për kalim pronësie në favorin tim. Në lidhje me këtë pasuri të paluajtshme që posedoj ka disa ditë që shqetësojem dhe nuk më lejon që të gëzoj pronën time dhe të ushqehem me aktivitetin tim që e kam të licensuar dhe ndodhet në një pjesë të pronës time. Kjo ka ndodhur prej Ramadam Bahos, i vili pretendon se ka kontratë qiraje për objektin ngjitur me pronën time dhe pretendon se ka një leje ndërtimi për tjetërsimin e kësaj pasurie,”-shkruhet në padi.

Ndërkohë lidhur me akuzat ka reaguar edhe vetë Juliana Mema, e cila është shprehur se akuzat e ngritura ndaj saj janë të pavërteta. Ndërsa çifti Baho pretendojnë se ajo ka marrë 20 mijë paund ryshfet për të tjetërsuar pronarin e tokës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dimal juliana mema juliana mema ne spak dimal juliana mema juliana mema ne spak

Sondazh

Poll