Politike

LISTA: Cilët janë deputetët që kanë harruar zyrat e Kuvendit? 35 janë për t’u marrë shembull, nuk mungojnë kurrë

27 Dhjetor 2020, 12:39 Nga DOSJA
LISTA: Cilët janë deputetët që kanë harruar zyrat e

TIRANË– Deputetët e Kuvendit zgjedhin për ne! Çdo ligj që ata kalojnë ose jo, çdo problematikë që ngrenë në foltore, duhet të jetë në të mirë të zgjedhësve të tyre. Por disa nuk e kryejnë siç duhet detyrën e tyre. 9 deputetë të Kuvendit, të zgjedhur me votat e qytetarëve për t’i përfaqësuar  nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, në takime ku shqyrtohen, ndryshohen dhe kalojnë projektligjet, për t’u miratuar më pas në seancë plenare.

Sipas gazetarit Adriatik Doçi bëhet fjalë për deputetët: Lefter Koka, Dritan Bici, Besnik Troplini, Elda Hoti, Damian Gjiknuri, Rrahman Rraja, Gjetan Gjetani, Tom Doshi dhe Sadri Abazi. Mirëpo mungesa e tyre reflektohet nga dokumentet e administratës për përfitimet mujore.

Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Lefter Koka dhe Besnik Troplini nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve në Kuvend as gjatë muajve shtator dhe tetor 2020, ndërsa pjesa tjetër kanë munguar për vetëm një muaj dhe se kanë qënë pjesërisht të pranishëm, por sërish jo mjaftueshëm. 

Ndërsa deputetët më të rregullt për muajin nëntor janë 35 socialistë dhe opozitarë. Ata kanë marrë pjesë nga 11 deri në 12 herë, pra po aq herë sa janë mbledhur edhe komisionet e tyre përkatëse ku bëjnë pjesë.

Deputetët më të ‘rregullt dhe sistematikë’ janë: Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Adelina Rista, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Ervin Bushati, Ilirjan Pendavinji, Klodiana Spahiu, Xhevit Bushaj, Adnor Shameti, Alket Hyseni Almira Xhembulla, Elena Xhina, Edlira Bode, Klotilda Bushka, Reme Lala, Roland Xhelilaj, Vullnet Sinaj, Eglantine Gjermeni, Milva Ikonomi, Senida Mesi, Ylli Shehu, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Arben Elezi, Amra Barova, Korab Lita, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Artur Roshi, Suzana Topi, Eljo Hysko, Krenar Rryçi, Edmond Stojku dhe Artemis Dralo.

Të gjithë emrat e mësipërm, marrin shpërblim 2,000 mijë lekë të reja ose e përllogaritur ndryshe rreth 20 dollarë për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Edhe pse në fund të fundit, ajo është detyra e tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputetet e kuvendit kuvendi deputetet e kuvendit kuvendi

Sondazh

Poll