Sport

Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu bie në Kukës, Tirana paqe me Luftëtarin

24 Prill 2019, 18:37 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu bie në Kukës, Tirana paqe

TIRANË- Janë luajtur sot dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi ka thyer Skënderbeun me rezultatin 2-1, ndërsa nga ana tjetër Luftëtari dhe Tirana janë ndarë në barazim pa gola.

Kukësi dhe verilindorët kanë dhunuar emocione në 90 minutëshin të luajtur në stadiumin e Kamzës, i cili u dominua nga veriorët. Për shumë minuta ata udhëhoqën në 2-0 pas golave të Rexhinaldos në minutën e 20-të dhe të Vasil Shkurtajt në të 56-ën. Pak minuta më vonë në minutën e 61’ një gabim në mbrojtjen e Kukësit bëri që Skënderbeu të shënonte golin e parë. Bregut përfitoi nga mosmarrëveshja mes Teqes dhe Frashërit duke shënuar golin, që i dha shpresë korçarëve.

Nga ana tjetër në ndeshjen mes gjirokastritëve dhe kryeqytetasve, kishte gjithçka në fushë, por jo gola. Për 90 minuta të dyja skuadrat luftuan, por në fund dolën me rrjeta të paprekura. Ndeshjet e kthimit për të parë se kush do të kalojë në finale, do të luhen në datën 8 maj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gjysmefinalet e kupes kukesi kupa e shqiperise luftetari skenderbeu tirana gjysmefinalet e kupes kukesi kupa e shqiperise luftetari skenderbeu tirana

Sondazh

Poll