Sport

Pas humbjes me Lazion, flet Gattuso: E meritojnë fitoren, ne duhet të kthehemi në formë

25 Prill 2019, 09:37 Nga DOSJA
Pas humbjes me Lazion, flet Gattuso: E meritojnë fitoren, ne duhet të

Pas humbjes me Lazion, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka deklaruar se skuadra  kundërshtare e meriton kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë.  Ndeshja e djeshme  përfundoi me rezultatin 0-1 për Lazion.

Ai u shpreh më tej se Milani tashmë duhet të kthehet në formë për ndeshjen e rradhës.

“Ne zhvilluam një pjesë të para të mirë, por pas pushimit Lazio kishte tre shanse. Ne nuk po lëviznim mjaftueshëm topin.  Është një moment i vështirë, ne po luftojmë dhe duhet të kthehemi te forma, pasi të dielën ka një tjetër lojë të vështirë kundër Torinos.  Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë pse jemi në këtë formë negative. Lazio meritoi të kualifikohej dhe tifozët tanë meritonin më shumë”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gennaro gattuso humbja me lazion gennaro gattuso humbja me lazion

Sondazh

Poll