Sport

“Çmenduria” e Realit për Hazard. Ja sa i ofron klubi madrilen belgut të Chelsea

25 Prill 2019, 13:50 Nga DOSJA
“Çmenduria” e Realit për Hazard. Ja sa i ofron klubi

Gjithnjë sipas “The Sun”, Reali i Madridit do t’i ofrojë Hazardit një pagë prej 400 mijë paundë në javë, që do të thotë një 20 milionë paundë në sezon. Tabloidi i njohur britanik thekson se drejtuesit e Chelsea tashmë duken të dorëzuar përsa i përket çështjes Hazard dhe kanë pranuar largimin e tij nga Stamford Bridge për vlerën e 100 milionë paundëve.

Mësohet se Reali tashmë është bërë gati për të bërë një ofertë zyrtare për Hazard dhe do të kërkojë që të mbyllë çështjen e transferimit të tij sa më shpejt që të jetë e mundur. Për më tepër, Hazard mund të përfitojë dhe 15 milionë paundë në formën e bonuseve nëse ndihmon Realin të fitojë trofe në Spanjë dhe Evropë, ndërkohë që klubi po mendon që të përfshijë në kontratën e tij edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 250 milionë paundësh.

Marrw nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea eden hazard real madrid chelsea eden hazard real madrid

Sondazh

Poll