Bota

Luftë ndaj Covid-19! Vendet e BE-së nisën sot vaksinimin masiv, Italia e Gjermania, Greqia e Spanja filluan të parët

27 Dhjetor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Luftë ndaj Covid-19! Vendet e BE-së nisën sot vaksinimin masiv,

EVROPË-Vendet e Bashkimit Evropian kanë nisur sot vaksinimin masiv anti-COVID-19. Vaksinat janë shpërndarë në 27 vendet e Bashkimit Evropian që prej ditës së djeshme dhe sot ka nisur injektimi i dozave të ‘Pfizer’.

Në Gjermani, personi i parë që është vaksinuar ka qenë Edith Këizalla, një e moshuar 101 vjeç. Ndërsa në Itali të parët kanë qenë mjekia Maria Rosaria Capobianchi, dhe infermierët Claudia Alivernini dhe Omar Altobell.

Gjithashtu, vaksinimi ka filluar dhe në Greqi, ku personi i parë që është vaksinuar është Efstathia Kampisiouli, një infermiere në Spitalin Evangelismos.  Ditën e sotme, vaksinimi ka nisur edhe në Spanjë, ku e para që ka marrë vaksinën ka qenë një grua në moshën 91-vjeçare.

Vaksinat e krijuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech u shpërndanë me kamionë nëpër depot e vendeve porositëse pasi u nisën të shpërndaheshin me kamiona nga qendra e prodhimit në Belgjikë përpara Krishtlindjeve.

Shpërndarja e vaksinës ka filluar pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Komisioni Evropian autorizuan vaksinën Pfizer dhe BioNTech. Ndërkohë, BE-ja ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një sërë ndërmarrjesh të ilaçeve.

Disa shtete filluan të shpërndanin për përdorim vaksinën që ditën e djeshme pasi u shprehën se nuk mund të prisnin dot një ditë më shumë. Sasitë e para,  janë të kufizuara në vetëm 10,000 doza maksimumin, ndërsa ditën e nesërme pritet shpërndarja e miliona dozave. Kurse, injektimi masiv pritet që të nis në janar të 2021. Të marra së bashku, të 27 vendet anëtare të BE-së kanë patur deri tani të paktën 16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 336,000 vdekje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be vaksinimi anti-covid ne be be vaksinimi anti-covid ne be

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 22:35

Ekzistenca e Babagjyshit/ Kush e krijoi mitin e tij?

BOTË– A ekziston vërtetë Babagjyshi, kjo është një nga pyetjet që shpesh bëjnë fëmijët, por që për të rriturit është një pyetje retorike. Ajo që ngjall kur...