Bota

Nuk ka shpëtim! Turqia sërish nën ‘terrorin’ e tërmetit, një tjetër tund vendin. Ministri Soylu qetëson njerëzit

27 Dhjetor 2020, 07:03 Nga DOSJA
Nuk ka shpëtim! Turqia sërish nën ‘terrorin’ e

ANKARA– Lëkundje trëmeti në Turqi. Lëvizjet tektonike janë shënuar në Elazig mëngjesin e sotëm dhe kanë magnitudë 5.3 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej afërsisht 16 kilometrash.

Sipas mediave turke, lëkundjet e tokës u ndjenë edhe më Dijarbakir dhe Malatya por megjithatë nuk raportohet për dëme të madha. Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu qetësoi qytetarët se nuk kishte asnjë problem në terren. 

“Një tërmet me madhësi 5.3 Rihter dhe 15.94 km thellësi u shënua në qendrën Elazig në orën 09.37. Deri më tani nuk ka ndonjë situatë negative. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë skanimet e tyre në fushë. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë,“-tha ai. 

Më 29 tetor, Turqia u godit nga një tërmet me magnitutë 6.6 në shkallë rihter që shkaktoi dëmtime dhe vdekje në njerëz në ishullin grek të Samosit dhe në Izmir të Turqisë. Goditja fillestare u shoqërua nga 370 pasgoditje. Në Turqi ndërruan jetën 114 persona dhe u plagosën 1,035 të tjerë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne turqi termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 22:35

Ekzistenca e Babagjyshit/ Kush e krijoi mitin e tij?

BOTË– A ekziston vërtetë Babagjyshi, kjo është një nga pyetjet që shpesh bëjnë fëmijët, por që për të rriturit është një pyetje retorike. Ajo që ngjall kur...