Bota

Mutacioni i Covid/ Zbulohen rastet e para në Spanjë dhe në Suedi me variantin e ri të virusit

26 Dhjetor 2020, 15:38 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid/ Zbulohen rastet e para në Spanjë dhe në Suedi

SPANJË- Spanja dhe Suedia janë bërë sot dy vende të reja që kanë regjistruar persona të infektuar me mutacionin e ri të Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se pavarësisht ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe mutacioni i Covid-it po përhapet.

4 persona të një familje në Madrid kanë dalë sot pozitiv me mutacionin e Covid-it. Sipas Dailymail, personat kishin udhëtuar javën e parë nga Anglia për në Spanjë. Në lidhje me rastet e reja që janë mbartës me mutacionin e Covid, ka folur edhe zv/drejtori i Shëndetit Rajonal të Madrid, Antonio Zapatero. Ai tha se pacientet janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më të rëndë. Nuk ka nevojë për alarm,” tha ai.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio zapatero mutacioni i covid antonio zapatero mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2020, 13:11

Rusia miraton vaksinën edhe për të moshuarit

RUSI– Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.Ministri i Shëndetësisë, M...