Art&Argëtim

E verdha dhe ngjyra gri, këto janë dy nuancat që do shikoni më shpesh në rrugë gjatë vitit 2021

26 Dhjetor 2020, 19:20 Nga DOSJA
E verdha dhe ngjyra gri, këto janë dy nuancat që do shikoni

TIRANË– Viti 2021 do të lërë pas nuancat pastel që prej kohësh tashmë ishin mjaft në modë dhe na ëmbëlsuan të gjithëve. Drejtori Ekzekutiv i Pantone Color Institute ka rrëfyer se viti i ri që po vjen sjell në modë ngjyrën e verdhë të ndezur dhe atë gri.

Sipas tij, këto të dyja ngjyrat, të kombinuara së bashku përveç se ndriçojnë portretin gjithashtu kanë dhe një mesazh që na nevojitet të gjithëve pas këtij viti të vështirë.

“Përzgjedhja e dy ngjyrave të pavarura nxjerr në pah mënyrën se si elementë të ndryshëm bashkohen për të shprehur një mesazh të forcës dhe shpresës, duke përcjellë idenë se nuk ka të bëjë me një ngjyrë ose një person, por ka të bëjë me më shumë se një,”- rrëfeu drejtori ekzekutiv ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ngjyrat e vitit 2021 ngjyrat e vitit 2021

Sondazh

Poll