Aktualitet

Josif Kavaja qëlloi me armë RENEA-n, flet fqinji: Nuk e njoh për problematik, kam dëgjuar se kishte konflikt

26 Dhjetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Josif Kavaja qëlloi me armë RENEA-n, flet fqinji: Nuk e njoh për

ELBASAN–Fqinji i Josif Kavajës i cili qëlloi mbi RENEA-S dhe qëndroi për 12 orë duke e mbajtur qytetin e Elbasanit në terror ka dhënë dëshminë e tij.

Ai është shprehur se nuk e njihte për person problematik e se nuk njihej për konflikte.

‘Nuk e njoh për problematik, nuk ngatërrohej me njeri në fshat. Kam dëgjuar se kishte konflikt në Kabash të Gramshit‘- është shprehur fqinji i tij.

Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme, pas më shumë se 12 orësh në arrati në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Pasi është mjekuar në spital, ai është dërguar në Komisariatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij lidhur. Sipas të afërmve, Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prandaj, i provokuar nga fqinjët ka qëlluar më armë ndaj tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll