Art&Argëtim

Kontrolloni profilin e njerëzve që nuk i pëlqeni? Shkenca e ka një shpjegim për këtë dhe e quan “hate-stalk”

26 Dhjetor 2020, 18:00 Nga DOSJA
Kontrolloni profilin e njerëzve që nuk i pëlqeni? Shkenca e ka

SHBA-Gjatë ditës të gjithë gjejmë pak kohë të lirë për të kontrolluar në rrjetet sociale se çfarë po bëhet dhe herë pas here dora në shkon në profilet e njerëzve që nuk i kemi shumë përzemër.

Kjo quhet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.

Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Nëse ju jeni në profilin e dikujt që nuk pëlqeni po ndodh e njëjta gjë dhe me ju: dikush që nuk ju ka qef po shikon profilin tuaj.

Pse e bëjmë këtë?

E thjeshtë, sepse kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është një shpërqendrim nga bota.

Nxitja e egos , duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Fatkeqësisht, ndjesitë e këqija që mund të keni nuk largohen përgjithmonë. Prandaj, lëshimi i “kësaj energjie negative” në rrjete sociale për pak “lumturi të shpejtë” nuk është zgjidhje.

Gjithashtu, le t’i bëjmë “like” vetëm postimeve që na bëjnë vërtet të ndihemi mirë me veten dhe na ndihmojnë, kështu në rrjetet sociale do na shfaqen postimet që kemi më shumë qef.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kontrolli ne rrjetet sociale kontrolli ne rrjetet sociale

Sondazh

Poll