Art&Argëtim

FOTOT/ Në një ishull të shkretë në Islandë, kjo është shtëpia më e vetmuar në botë, kush jeton sot atje?!

26 Dhjetor 2020, 17:35 Nga DOSJA
FOTOT/ Në një ishull të shkretë në Islandë, kjo

Keni menduar ndonjëherë se jeni të vetmuar, se i shihni rrallë fqinjët tuaj? Epo pasi të njiheni në realitet me shtëpinë më të “vetmuar” në botë, me siguri do të ndryshoni mendim. Shtëpia më e vetmuar në botë ndodhet në ishullin Elliðaey, në jug të Islandës.

Shtëpia ka mbi 100 vite e pabanuar, ndërsa sot ajo shërben si shtëpizë gjahu. Ishulli i shkretë ndodhet në jug të vendit, ndërsa përgjatë historisë, popullsia ka qenë e ulët. Ishulli u zbras në vitet ’30, dhe që prej asaj kohe, shtëpia përdoret për gjah.

Në Reddit kanë qarkulluar disa teori për origjinën e shtëpisë dhe pronarit të saj, ndërsa është thënë se ajo i përkiste edhe një miliardieri të panjohur, me qëllim që në rast apokalipsi ai të fshihej atje me familjen.

Por pas verifikimeve, ajo është vetëm një shtëpizë gjahu në pronësi të Shoqatës së Gjuetisë Elliðaey. Në ishull nuk ka as ujë dhe as sistem hidraulik, valë interneti apo telefoni.

Për më shumë ndiqni fotot:

Burimi: Unilad

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete shtepia ne ishull shtepia ne ishull

Sondazh

Poll