Art&Argëtim

‘Nuk më kthen asgjë në televizion’, Xhemi Shehu e ka të qartë: Do fokusohem te familja, vitin tjetër 100% te b

26 Dhjetor 2020, 10:59 Nga DOSJA
‘Nuk më kthen asgjë në televizion’, Xhemi Shehu e ka

TIRANË– Moderatorja Xhemi Shehu nuk e ka me dëshirë rikthimin në televizion.

“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe”, – ka thënë Xhemi Shehu.

Në një intervistë për revistën ‘Who’ Xhemi është shprehur se me Salsanon ka pasur kimi ndërsa me Eneda Tarifën nuk është bërë dot shoqe dhe kanë qëndruar vetëm si kolege.

“Po, është e vërtetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”. “Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të”.

Xhemi tashmë është më e fokusuar te familja ndërsa për bizneset e saj mendon ti kushtojë më shumë kohë vitin tjetër.

“Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi. Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë”-ka thënë këngëtarja.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz xhemi shehu xhemi shehu

Sondazh

Poll