Art&Argëtim

“Ti duhet të mësosh…”/ Trejsi Sejdini “përplaset” me fotografin: Unë jetoj në majë të Amerikës, kam bërë

25 Dhjetor 2020, 21:51 Nga DOSJA
“Ti duhet të mësosh…”/ Trejsi Sejdini

TIRANË– Modelja e njohur, Trejsi Sejdini ka replikuar me fotografin Feliks Bilani, i cili tha se në Shqipëri, VIP është vetëm Kryeministri dhe Presidenti. E ftuar në emisionin “Bardh e Zi”, Sejdini i ka thënë fotografit se duhet të mësojë termat për të personifikuar njerëzit, duke shtuar se ajo vetë ka bërë karrierë dhe se jeton në majë të Amerikës.

“Ti duhet të mësosh një herë, nuk e di sa vite ke në karrierë, po duhet të mësosh të përdorësh terma të duhur për të personifikuar njerëz të caktuar. Ti po del sot këtu dhe po thua që VIP  është vetëm presidenti dhe kryeministri. Ndërkohë që unë kam një jetë të tërë karrierë, jetoj në majë të Amerikës dhe po më hedh mua të gjithë punën time poshtë. Është e njëjta gjë si person publikë”, tha Trejsi.

Ndër të tjera Trejsi, në emision, ka treguar se  Instagramin e ka biznes dhe se për çdo foto merr para, por megjithatë nuk e ka treguar shumën. 

“Por a do ta mbyllë një ditë Instagramin? Unë e kam biznes Instagramin, mënyra si unë jetoj dhe nuk besoj se do ta mbyll, kam përfitime. Nuk dua të flas me shifra, por për cdo foto që postoj paguhem” -tha ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz feliks bilani trejsi sejdini feliks bilani trejsi sejdini

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2020, 17:17

TIRANË-Modelja Xhesika Kadiu së fundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e saj në Instagram. Ajo shpesh ndan momente nga përditëshmria e saj me ndje...