Aktualitet

Një vit nga vrasja e bosit shqiptar, Flamur Beqirit/ Mesazhi prekës i motrës: Kurrë nuk pata një shans të them se të dua

26 Dhjetor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Një vit nga vrasja e bosit shqiptar, Flamur Beqirit/ Mesazhi prekës i

SHBA– Sot bëhen një vit nga vrasja e Flamur Beqiri, i njohur edhe me emrin Alex. Motra e tij, Misse Beqiri ndau një shkrim prekës për vëllain e saj të ndjerë në prag të Krishtlindjes dhe njëvjetorit të vrasjes tragjike.

Përmes Instagramit ajo ndau disa fotografi të saj dhe Flamurit, teksa shkroi edhe një mesazh prekës për vëllain e saj. Ajo zbuloi se gjithmonë e mban Flamurin në zemrën e saj dhe se ‘asgjë nuk është më e njëjtë’ që nga vdekja e tij një vit më parë.

Misse vazhdoi të shtojë se ajo kurrë nuk do ta harrojë ‘buzëqeshjen’ e vëllait të saj të ndjerë. Në postimin prekës, ajo gjithashtu shkroi se kurrë nuk pati një shans për t’i thënë të dua’ dhe kurrë nuk pati një shans për t’i thënë se do të t’i mungonte.

Kurrë nuk pata një shans të them se të dua, kurrë nuk pata një shans të them do të më mungosh. Unë të kam në zemrën time pa marrë parasysh se sa larg je, deri në qiell do të doja të fluturoja. Do ta kujtoj çdo ditë me ty. Ti na ke lënë një vit më parë dhe asgjë nuk është ndjerë e njëjtë.E di që ti i ndien lotët e mi dhe nuk dëshiron që të qajmë. Deri në takimin tonë të ardhshëm vëllai im, nuk do të harroj kurrë ty dhe buzëqeshjen tënde. E di që je me mua dhe gjithçka që bëj është për ty, më the që të mos dorëzohem kurrë. Unë jam ti”, shkroi ajo.

 

 

A post shared by MISSÉ BEQIRI (@missebeqiri)

Flamur Beqirit u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Persona, ende të paidentifikuar qélluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës në sy të gruas dhe djalit. Ende nuk është arrestuar askush për këtë ngjarje ndërkohë që po hetohet në lidhje me të shkuarën problematike të të ndjerit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur beqiri flamur beqiri

Sondazh

Poll