Bota

Serbia dërgoi vaksina anti-Covid në Mitrovicë, reagon Kosova: Akt i paligjshëm!

26 Dhjetor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Serbia dërgoi vaksina anti-Covid në Mitrovicë, reagon Kosova: Akt

KOSOVË – Kryetari i Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka reaguar pasi Serbia ka dërguar vaksina kundër COVID-19 në Mitrovicë.

Jakupi shprehet se vaksinat konsiderohen produkte medicinale dhe si të tilla i nënshtrohen autorizimit për marketing-regjisitrimit në AKPPM.

Ai sqaron se çdo  procedurë që përfshin produktet medicinale pa marrë leje nga AKPPM është shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu shkelje e marrëveshjes së Brukselit.

Sa i përket furnizimit të qyteteve në veri nuk ka ndonjë dallim me qytetet tjera, me gjithë tendencën dhe kërkesat përgjatë viteve, por kjo çështje ligjërisht ka përfunduar në Bruksel në vitin 2014 dhe këto procedura vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të gjitha produktet medicinale nga cilido prodhues qofshin. Çdo procedurë që përfshin produktet medicinale pa marrë leje nga AKPPM është shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu shkelje e marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Jakupi.

Ditën e djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni reagon arianit jakupi9 vaksina ne mitrovice reagon arianit jakupi9 vaksina ne mitrovice

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 21:50

SHBA/ Politika paralizon Krishtlindjen

Presidenti Donald Trump e kaloi Ditën e Krishtlindjes duke luajtur golf në klubin e tij në West Palm Beach të Floridës, ndërsa miliona amerikanë përballen me rr...