Aktualitet

FOTO + E SHKUARA/ U plagos sot nga ‘maskat’ kush është Faik Zeqja me dy emra, 51-vjeçari që korruptoi prokurorin me 200

25 Dhjetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
FOTO + E SHKUARA/ U plagos sot nga ‘maskat’ kush është

DIBËRDosja.al ka siguruar foton dhe ka zbardhur detaje nga e shkuara e 51-vjeçarit Faik Zeqja që mbeti sot i plagosur me armë zjarri nga tre persona të maskuar. Zeqja është personi që shikoni në foto, dhe në jetën e tij nuk rezilton të jetë krejtësisht i ‘papërlyer’.

Katër vite më parë, Faik Zeqja ka përfunduar në kronikat e “Top Chnanel”, pasi pretendonte se kishte korruptuar me 200 mijë lekë të vjetra prokurorin Tomë Deda për zhbllokimin e një kamionçine që ishte kapur me 3 metër kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme. Faik Zeqja, i njohur edhe me emrin Fation Zeqja, nga fshati Majtare i Dibrës është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij, me targë AA 296 BC.

Në këto kushte, policia e Dibrës sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin. Më pas, Zeqja ka shkuar të takojë prokurorin e çështjes, të cilit është shprehur se i ka dhënë 200 mijë lekë të vjtra për zhbllokimin e kamionçinës, sepse ‘nuk kishte të tjera me vete’.

Takimi i Zeqjas me prokurorin bëhet në ambientet e prokurorisë së Dibrës. Rrugës për në zyrën e prokurorit, gjatë bisedës, prokurori e vë në dijeni Zeqjan se e ka dërguar shkresën që një natë më parë në polici për zhbllokimin e makinës.

Pas bisedës me prokurorin në zyrën e tij, Zeqja shkon në komisariat për të verifikuar nëse ka shkuar shkresa dhe për të marrë makinën.

Biseda me prokurorin

Qytetari: Prokuror Toma është sipër?

Punonjesi i Prokurorise: S’e di, qe ku është

Qytetari: Mirëmengjesi

Prokurori: Mirëmjesi

Qytetari: Si u gdhine prokuror

Prokurori: Mirë

Qytetari: A je mirë?

Prokurori: Çar bën ti?

Qytetari: Hiç, ja erdha t’u takoj

Prokurori: He njëherë?

Qytetari: Ç’kemi, a u lodhe ti?

Prokurori: Ishtu

Qytetari: A u mërzite?

Prokurori: Jo. He?

Qytetari: A shkojmë te zyra?

Prokurori: Ti e din

Qytetari: Hajt. A s’ke sos puna akoma, jo?

Prokurori: Cilën punë, tanen?

Qytetari: He…

Prokurori: Ta kam çu mor atë, ka shku qysh dje

Qytetari: Ka shku a?

Prokurori: Po

Qytetari: Qysh dje ka shku? Në çfarë ore dje? Mbasdite?

Prokurori: Për Zotin s’e di, sekretari sot ma pruni, më tha e kemi nis dje

Qytetari: A e keni nis dje?

Prokurori: Po

Qytetari: Po pyete njëherë atë gocën, a kanë shku a?

Prokurori: S’kam nevojë me e pyt, ka shku ajo.

Qytetari: Ka shku eee?

Prokurori: Ka shku ajo.

Qytetari: Veç shkoj të marr makinën eee?

Prokurori: Veç me shku me e marr. Drutë kam than se s’ke për t’i marrë.

Qytetari: Mirë po deshe ti, ti i ke ba letrat.

Prokurori: Jo s’e kam në dorë unë

Qytetari: Jo, po…

Prokurori: Ene ma dasht unë, s’ti japin ata.

Qytetari: Jo?

Prokurori: Jo. Edhe ti sikur sa metra ke?! Mbi 3 metra ke o burrë! Eee. Sa metra ke?

Qytetari: A e ke çu si çështje. A ka shku si çështje?

Prokurori: Komisariatit të Policisë, 17, i dhjeti. Ka shku dje qe kjo

Qytetari: Po mirë se të dhashë 200 atë ditë, se s’kisha më (momenti që i zgjat paratë e tjera, por nuk duket)

Prokurori: Faleminderit

Qytetari: E kam pa hile

Prokurori: Për Zotin. Ik mirupafshim.

Qytetari: Faleminderit. Ej se nuk kisha ma atë ditë

Prokurori: Ik thashë mirupafshim

Qytetari: Hajde miupafshim, faleminderit shumë eee.

Biseda në polici

Qytetari: O Gimi si shkove, si kalove? Pyete njëherë atë gocën, Orgisën, a si e ka, a kanë ardh ato letrat e ….. thuj.

Punonjësi i policisë: Për çfarë?

Qytetari: Për bllokim mjeti, për kamionçinën me dru.

Punonjësi i policisë: A t’ka thirr, të ka lajmëru ajo?

Qytetari: Po, prokurori tha, i kam sjellë letrat ktu tha

Punonjësi i policisë: Si e pate emrin ti?

Qytetari: …..

Qytetari: A t’vij të takohemi thuj?

Punonjësi i policisë: (flet në telefon), Dëgjo, ka ardhur një ……

Qytetari: Ka kamionçinën thuj

Punonjësi i policisë: Se ka ardhur me urdhër… Këtu është. Po këtu në oborr e ke. Po.

Qytetari: A kanë ardh: Kanë ardh?

Punonjësi i policisë: Po.

Qytetari: Kanë ardh letrat eee?

Qytetari: Ej, i ka pru po he.

Biseda me gazetarët e Fiksit pas policisë

Qytetari: S’mund t’i shkarkoj drutë sonte prapë.

Fiksi: Pse?

Qytetari: S’është ai…

Fiksi: Kush është ai?

Qytetari: Ai që ka punën e druve.

Fiksi: A e more letrën?

Qytetari: Po duhet me shkarku drutë se s’më lirojnë.

Fiksi: Tashi do e marrësh prapë, pa dru makinën?

Qytetari: Po pa dru, se i mbajnë drutë këtu.

Fiksi: E mbylle komplet, apo vetëm çështjen e makinës?

Qytetari: Vetëm çështjen e makinës. Në prokurori është çështja e hapme mo burr

Fiksi:

Fiksi: Po mirë mo, kur e bëtë muhabetin me prokurorin?

Qytetari: A e patë, a e patë filmimin

Fiksi: Jo s’kam parë filmim… kur e bëtë herën e parë, që i dhe 200 mijë lekëshin

Qytetari: Po, nesër tha, shko merr makinën, drutë do bllokohen tha, kurse çështjen e ke në prokurori, është si ligj tha, mos u lodh me atë punë. O ça më bënë mor burrë. Kam çelësat, është… Kam blloku rrugën aty.

Fiksi: Pse?

Qytetari: E kam blloku mo se e neza ni me te shtyme deri aty, atje matanë, më erdhën prapë për mbrapa se kujtun se do hiki, e ktheva prapë këtu, e kam lënë qaty, tani as nez asgja ma.

Fiksi: Tashi çfarë duhet të bësh?

Qytetari: Duhet ta bi prapë makinën mbas nja nji ore, t’jap çelësat prapë, t’vij nesër, të shkarkoj drutë dhe ta marr makinën.

Fiksi: Ato i pagove vetëm për zhbllokim makine, jo drutë?

Qytetari: Vetëm për të marrë makinën o burrë, ça flet.

Qytetari: Do e shohësh si fytyrë or ti, ke për ta pa, edhe me ba telefon sa ta shohish, pash Zotin. Asht një ai, që dy Zoti nuk e bën. Jo mo veç ta shihje, por fshije, fshije pastaj, veç ta shohësh si fytyrë dhe do më thuash o Faik paske pas të drejtë. Njeriu ka pak logjikë. S’ka njeri që s’bën gabime. A e kupton? Unë nuk jam t’u ba tregti me ato, të shes e blej?

Fiksi: Ore po mos të nxjerrin nesër probleme për makinën, apo jo?

Qytetari: Jo, jo, nesër makina është e marrë, është e marrë, po ça t’bëj druve. Jo nesër s’ka problem, ai e kishte pru. Ai më tha prej djehit i kam çu, kur erdha unë, që erdha ktu te kjo, po tani sa kan ardh tha

Fiksi: Pse s’ua lë çelësat këtyre?

Qytetari: Çelësat këtyre?! Shyqyr që i futa çelësat në xhep

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik zeqja plagoset faik zeqja faik zeqja plagoset faik zeqja

Sondazh

Poll