Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 51-vjeçari në Dibër, i zunë pritë maskat por shkon me këmbët e tij në spital, mister arsyet e n

25 Dhjetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Plagoset me armë zjarri 51-vjeçari në Dibër, i zunë

DIBËR– Një 51-vjeçar i identifikuar si Faik Zeqja ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë vetë Zeqja që është paraqitur me plagë të shkaktuar nga një armë zjarri në spitalin e Dibrës. 51-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe për momentin po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se 51-vjeçarit i është bërë pritë në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, nga tre persona të maskuar. Të katërt janë përplasur fizikisht fillimisht dhe më pas një nga të maskuarit e qka qëlluar me armë zjarri në këmbë Faik Zeqjan. Ashtu i plagosur, 51-vjeçari ka arritur që të shkojë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen arsyet e plagosjes së tij apo se kush fshihet pas ngjarjes. Policia ka shkuar në spitalin e Dibrës ku mësohet se pritet të marrë në pyetje të plagosurin dhe të zbardhë më tepër detaje për ngjarjen ps dëshmisë së marrë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik zeqja plagoset faik zeqja faik zeqja plagoset faik zeqja

Sondazh

Poll