Aktualitet

Ekzekutimi i Alket Muhos në vitin 2018/  Avokati kërkon lirimin e Etem dhe Dino Muhaj: Po mbahen  padrejtësisht nën akuzë

25 Dhjetor 2020, 18:35 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Alket Muhos në vitin 2018/  Avokati kërkon lirimin e

GJIROKASTËR- Është zhvilluar seanca gjyqësore e Etem dhe Dino Muhaj, të cilët ndodhen në paraburgim pasi  akuzohen nga organi i akuzës Gjirokastër, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 43- vjeçarit, Alket Muhaj në 6 shtator të 2018. Avakotai i tyre në seancën e tyre ka thënë se babë e bir nuk kanë lidhje me ngjarjen sakaq ka shtuar se deri më tani nuk ka asnjë provë se ata të dy kanë marrë pjesë në vrasje.

Avokati Tahir Novi, pretendon se babë e bir po mbahen padrejtësisht pas hekurave, pasi prokuroria nuk ka prova për fajësimin e tyre. Ai shton ndër të tjera se janë pyetur një numër i lartë qytetarësh por megjithatë nuk ka asnjë provë se dy të akuzuarit kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Ndërsa, bashkëshortja e Muhajt, sipas avokatit ka deklaruar se është vrarë nga trafikantët e drogës dhe jo nga kushërinjtë.

“Prokurori ka paraqitur një kërkesë për gjykim me prova indirekte sikurse e shkruan ai vetë në kërkesën ankimore. Nuk ka asnjë provë direkte në faktin se janë të pandehurit ata që kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Janë pyetur një numër jo i vogël dëshmitarësh por asnjë prej tyre nuk thotë se ka qenë i pranishëm dhe ka parë asgjë në lidhje me kryerjen e vrasjes. Një pjesë e dëshmitarëve janë të gjithë të akuzuar dhe kanë vuajtur dënim për kultivim të bimëve narkotike. Gruaja e të ndjerit në hetim është shprehur  se burri i saj është vrarë nga personat që kultivonin lëndë narkotike. Është larguar nga Shqipëria në Francë dhe nuk është paraqitur në gjykimin e çështjes” – tha avokati Tahir Novi.

Gjyqi ndaj Etem dhe Dino Muhajt që prej një viti po zhvillohet në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër me gjyqtar Pëllumb Vehbi dhe prokuror Julian Cafka. Dyshimet që ka ngritur organi i akuzës janë se Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, sakaq mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhajt nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 8 Shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari. Seanca e radhës për këtë çështje u caktua më 18 janar 2021.

Alket Muhaj, u gjet i vrarë me plumb pas koke 6 shatornë fshatin Rabie në Memaliaj. 43-vjeçari dyshohej  se ishte punëtor hashashi. Asokohe u zbulua se ngjarja e rëndë ka lidhje me një parcelë hashashi të zbuluar në 4 shtator në Gllavë, pranë fshatit Rabie. Ndërkohë në pranga ranë  Etem dhe Dino Muhajt .

 (A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket muhaj dino muhaj etem muhaj tahir novi alket muhaj dino muhaj etem muhaj tahir novi

Sondazh

Poll