Aktualitet

“Do shkosh në polici se ke vjedh makinën”/ PAMJE TË REJA nga arrestimi i Malajt, djali e akuzon në sy të policisë, dë

25 Dhjetor 2020, 18:23 Nga DOSJA
“Do shkosh në polici se ke vjedh makinën”/ PAMJE TË

TIRANË– Videoja që po shikoni, e publikuar nga EuroNews, tregon nga një tjetër kënd përplasjen e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj me të birin, ngjarje që ndodhi mesditën e sotme në një parking në zonën e Liqenit Artificial.

Siç edhe dëgjohet, në video babë e bir konfliktohen me njëri-tjetrin, edhe pse aty ndodheshin forca të shumta policie.

“Çfarë ke që shan ti ore ooo….Do shkosh ti në polici, se ke vjedhur makinën,”- dëgjohet të thotë i riu, ndërsa Malaj nuk pranon të hipë në makinën e policisë.

Ish-gjyqtari dëgjohet të thotë: Po ç’të qetësohem ore….çunat e mi të vijnë këtu të më rrahin mua e vëllain tim…

Dosja.al ka mësuar nga ana tjetër se disa qytetarë të zonës, janë përpjekur që të ndalojnë arrestimin e ish-gjyqtarit Malaj. “Mos e merrni se është ish-gjyqtari,”- kanë thënë ata, por këtë herë reputacioni i Malajt, nuk ‘piu ujë’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet alaudin malaj arrestohet alaudin malaj

Sondazh

Poll