Aktualitet

Turqia shtrëngon masat, u mbyll ‘derën’ shqiptarëve nga 28 dhjetori, të gjithë udhëtarët duhet të kenë testin negat

25 Dhjetor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Turqia shtrëngon masat, u mbyll ‘derën’ shqiptarëve

TURQI- Për shkak të situatës së Covid-19 dhe duke qenë se jemi në prag të festave, Turqia ka marrë masa të rrepta kufizuese për udhëtarët që futen në këtë shtet.

Ambasada turke ka bërë të ditur ditën e sotme, se  nisur nga 28 dhjetori do të bëhet e detyrueshme pajisja me një test negativ për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë me avion, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh.

Ndërkohë, i njëjti vendim vlen edhe për personat që shkojnë në Turqi në rrugë tokësore, por masat për ta do të nisin më 30 dhjetor.

Sakaq mësohet se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit. Ambasada ka njoftuar se këto masa janë të vlefshme deri më 1 mars 2021.

Në Turqi që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 19,371 persona, ndërsa janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse  2,118,255 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne turqi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll