Aktualitet

Copëtoi prindërit e ish të dashurit për 40 mijë euro/ Gjykata italiane vendos “arrest me burg” për Elona Kaleshin

25 Dhjetor 2020, 07:31 Nga DOSJA
Copëtoi prindërit e ish të dashurit për 40 mijë euro/

ITALI-Elona Kaleshi, 36-vjeçarja që akuzohej për vrasjen e çiftit Pasho është lënë me arret me burg nga gjykatësi hetues Angelo Antonio Pezzut. Ish e dashura e djalit të bashkëshortëve të Pasho, çifti shqiptar i zhdukur në 2015 dhe eshtrat e të cilëve u gjetën ditët e fundit brenda 4 valixheve të hedhura pranë një burgu në Firenze akuzohet për vrasjen e dyfishtë dhe për fshehjen dhe fshehjen e dy kufomave.

Sipas ANSA-s, gjyqtari vendosi nga provat e mbledhura në hetimin e karabinierëve të Firenzes. Ndër pikat mbi të cilat gjykatësi hetues do të pajtohej me akuzën janë dëshmitë pronarëve të ndërtesës në lagjen San Jacopino ku mendohet se çifti mund të jetë vrarë në fillim të nëntorit 2015.

Sipas dëshmive, qiramarrësit folën për një aromë të që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë duke u larguar me disa valixhe një grua, që dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kalesha. Ditën e djeshme policia gjeti gjurmë të tjera në vendngjarje të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

36-vjeçarja e lindur në Durrës, nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane pasi ka një të shkuar penale për drogë.

Fotoja e saj është bërë publike në mediat italiane. Elona dyshohet se ka qënë personi i fundit që ka parë të moshuarit. Ajo jetonte me Taulantin në kohën e zhdukjes së Teuta dhe Shpëtim Pasho. Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokurorja Ornella Galeotti, Elona akuzohet për vrasje, fshehje dhe fyerje të trupave të dy bashkëshortëve. Ajo dyshohet se ka pritur në banesën e çiftit.

Trupat e çiftit Pasho u gjetën të shpërndarë në katër valixhe pranë burgut të Soliçianos në Firence të Italisë, pesë vite pas zhdukjes. Dyshja u zhdukën ditën që djali i tyre la qelinë e burgut, dhe u mungonin të gjitha sendet personale bashkë me 40 mijë euro që Shpëtimi kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kaleshi shpëtim dhe teuta pasho elona kaleshi shpëtim dhe teuta pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2020, 07:08

Titujt e portaleve, 25 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të portaleve për ditën e sotme.Terrori që banorët e Elbasanit kaluan ditën e djeshme nga 45-vjeçari Josif K...