Aktualitet

Shuma është sa dyfishi i buxhetit/ Kryebashkiaku i Tropojës sërish tender kushëririt të parë, shifrat marramendëse që k

25 Dhjetor 2020, 06:37 Nga DOSJA

TROPOJË- Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Dosja.al në lidhje me kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi. Një punonjës i Bashkisë, pas një lajmi të publikuar se Byberi kishte shkelur ligjin dhe i kishte dhënë tender të afërmit të tij, ai denoncoi se ky është një rast i përsëritur.

Bashkia Tropojë  ka publikuar në datë 6.10.2020 ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë 3.4 miliardë lekë pa TVSH  për ikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore fshati që duhet të likuidohen për tre vitet e ardhshme me ndihmën e buxhetit në një kohë kur e gjithë shuma në dispozicion është shumë më e vogël.

Buxheti i Bashkisë Tropojë brenda një viti është 2.9 miliard lekë në një vit ku përfshihet çdo shpenzim, paga investim etj., dhe gjithashtu duhet shlyer borxhi prej 99 milion lekë të reja. Ndërkohë që nëse kontrata lidhet me “Vllaznimi sh.p.k” shuma totale e saj shkon në 4.3 miliard lekë, thuajse dyfshin e buxhetit të bashkisë.

“Vllaznimi shpk”, që ka për pronar të vetëm, si dhe njëherësh administrator, Bashkim Byberin, djali i xhaxhait të kryebashkiakut është bashkuar me kompanitë e tjera “Florida shpk” dhe “4 AM shpk”, por të përfshirë në garë janë  edhe dy komprani të tjerë që u regjistruan vetëm që të plotësonin dokumentacionin e procedurës. Kjo bëri që bashkimi i kompanive të fitojë me vlerë 98,9% të fondit limit më 18 dhjetor të këtij viti.

DETAJE NGA KONTRATA:

Pra do paguhet 114 635 024 lekë në vit, përafërsisht gjysma e buxhetit vjetor të Bashkisë. Lind pyetja; si do të përballohen shërbimet e tjera?  

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rexhë byberi tropoje rexhë byberi tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 19:56

ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari që ka terrorizuar banorët e fshatit Seltë në Elbasan dhe policinë pasditen e sotme është një person me probleme t...