Terrorizoi vendin! Arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja, RENEA e kërkoi gjithë natën në pyll, vetëm duke e plagosur arriti t
25 Dhjetor 2020, 06:41Nga DOSJA
ELBASAN– Prangoset Josif Kavaja! Forcat speciale të RENEA-s pas më shumë se 16 orësh në arrati kanë mundur që të neutralizojnë 45-vjeçarin, i cili ishte fshehur në pyllin pranë fshatit Zavalinë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe gjatë natës ai ka pasur shkëmbim zjarri me Policinë e Shtetit, më konkretikisht rreth orës 1:30 të mëngjesit, ky ka mbetur i plagosur 45-vjeçari. Megjithatë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të errësirës operacioni për kapjen e tij gjatë natës u pezullua për të rinisur sërish mëngjesin e sotëm, duke e prangosur 45-vjeçarin. Sot ai është dërguar në spitalin e Elbasanit, me një karrocë me rrota, dhe është futur në sallën e operacionit për t’i nxjerrë plumbin nga këmba. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë. Sipas informacioneve që vijnë nga spitali, 45-vjeçari Kavaja ka dalë me sukses nga salla e operacionit.
Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00 të pasdites, në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Policia e Shtetit me një udhër-kontrolloi shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to.
Sapo Policia ka mbërritur në banesën e tij, 45-vjeçari në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij.
Më pas, doli nga banesa dhe u arrastis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën. Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm
45-vjeçari ishte kthyer 15 vite më parë nga emigracioni dhe banonte i vetëm pasi nuk kishte krijuar familje. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor por ende kjo tezë nuk është e vërtetuar. Po ashtu është mësuar se Kavaja është person me precedent të mëparshëm penale dhe se ishte depërtuar nga Anglia.
Megjithatë motra e tij, pavarësisht precedentit të djeshmën, motra e tij pretendon se i vëllai nuk ka përdorur asnjëherë dhunë por mund të jetë nxitur nga një bari që i kishte para borxh, të bëjë një veprim të tillë.
Por pretendimet e saj janë hedhur poshtë nga Policia e Shtetit, e cila ka bërë me dije se në banesën e Kavajës janë gjetur 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.
Ky është rasti i dytë i përsëritur në Elbasan, vetëm tre muaj pas skenarit të frikshëm të Lefter Zhidrus në Elbasan, i cili u ekzekutua brenda banesës së tij. Edhe Zhidru kishte municione në banesë dhe qëlloi mbi Policinë dhe forcat speciale, të cilat e vranë brenda banesës ku jetonte me gruan dhe të bijën e mitur.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TROPOJË- Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Dosja.al në lidhje me kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi. Një punonjës i Bashkisë, pas një lajmi të pub...
TIRANË– Imzot George Frendo në një lidhje live në Open foli se si krishtlindjet këtë vit si kurrë më parë u festuan nën frikën e pandemisë.Imzot Fren...
TIRANË– Mjeku i njohur Pëllumb Piepro teksa kujtoi se sa i vështirë ishte ky vit me pandeminë që ende është prezentë kudo, tha se se këto festa nuk j...
BERAT– Besimtarët ortodoksë e katolikë beratas janë mblodhur sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Berat, për të marë pjesë në kremtimin e meshës së lindjes së ...
DURRËS- Teksa në vend sot kanë hyrë masat e reja anti-covid, qytetarët durrsak kanë respektuar orën policore dhe janë futur në banesa. Siç shihet në...
BERAT- Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura,ndërkohë që të gjitha ...
Aktualitet24 Dhjetor 2020, 19:56
ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari që ka terrorizuar banorët e fshatit Seltë në Elbasan dhe policinë pasditen e sotme është një person me probleme t...
TIRANË– Ka hyrë në fuqi orë policore në Tiranë. Që nga sot deri më 6 janar, qytetarët do të futen në karantinë nga ora 20:30 deri në orën 6:00.Siç s...
TIRANË– Ngritja e Gjykatës Kushtetuese solli një valë reagimesh nga ndërkombëtarët një ditë më parë. E para ishte ambasadorja e SHVA-ve në Tiranë, Yuri Kim...