Aktualitet

24 Dhjetor 2020, 19:56 Nga DOSJA

ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari që ka terrorizuar banorët e fshatit Seltë në Elbasan dhe policinë pasditen e sotme është një person me probleme të shëndetit mendor. Dosja.al mëson se Kavaja ka qenë jashtë vendit dhe prej disa kohësh, ishte kthyer në fshat, ku ka nisur të ushtrojë terror.

Beqar dhe pa fëmijë, prej dy javësh me radhë, Josif Kavaja dilte në toka bujqësore dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke bërtitur “do ju vras”.

Por, pasditen e sotme ky terror arriti kulmin. Familjarë dhe banorë të fshatit telefonuan polciinë dhe kërkuan ndihmë për arrestimin e Kavajës, por edhe uniformave blu, 45-vjeçari u nxorri kallashnikovin dhe qëlloi mbi ta.

Fatmirësisht, deri më tani nuk janë raportuar dëme në njerëz nga ngjarje, por Kavaja qëndron prej katër orësh ngujuar në banesë dhe kërcënon se nëse afrohen policëpranë tij, do të ekzekutojë të gjithë familjen. Nga ana tjetër, policia po përpiqet të bindë një të afërm të tij që të negociojë për ta bindur që të dorëzohet, por deri më tani, s’ka patur rezultat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise qellohet me arme drejt policise ne elbasan josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise qellohet me arme drejt policise ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 18:01

TIRANË– Imzot George Frendo ka zgjedhur të tregojë një histori personale gjatë meshës së mbajtur pasditen e sotme me rastin e Krishtlindjes në Katedr...