Aktualitet

Krishtlindjet në Berat nën respektimin e masave anti-covid/ Kremtohet lindja e Krishtit në Katedralen e Shën Dhimitrit

24 Dhjetor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Krishtlindjet në Berat nën respektimin e masave anti-covid/ Kremtohet

BERAT– Besimtarët ortodoksë e katolikë beratas janë mblodhur sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Berat, për të marë pjesë në kremtimin e meshës së lindjes së Krishtit.

Si asnjë vit tjetër, këtë vit mesha e krishtlindjeve u mbajt rreth orës 19:00 dhe përfundoi përpara mbrarimit të orës policore,për shkak të pandemisë Covid-19. Me maska dhe duke respektuar distancën,besimtarët e krishterë beratas morën pjesë në meshën e shenjtë të lindjes së Krishtit.

Ata kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe e mirësi në çdo familje. Meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Berat e udhëhoqi At Johan Qako,i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë,të krishterë dhe jo vetëm që në këtë situatë të vështirë pandemike që po kalon vendi ynë ti përdorin këto festa për t’ju gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin se në këtë botë nuk jemi vetëm.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kremtohet lindja e krishtit kremtohet lindja e krishtit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 19:56

ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari që ka terrorizuar banorët e fshatit Seltë në Elbasan dhe policinë pasditen e sotme është një person me probleme t...

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 18:01

TIRANË– Imzot George Frendo ka zgjedhur të tregojë një histori personale gjatë meshës së mbajtur pasditen e sotme me rastin e Krishtlindjes në Katedr...