Aktualitet

‘Djalli fshihet në detaje’/ SHBA, BE dhe Gjermania e shohin ndryshe integrimin e Shqipërisë, 2 kushtet e amerikanëve dhe

24 Dhjetor 2020, 19:30 Nga DOSJA
‘Djalli fshihet në detaje’/ SHBA, BE dhe Gjermania e shohin

TIRANË– Ngritja e Gjykatës Kushtetuese solli një valë reagimesh nga ndërkombëtarët një ditë më parë. E para ishte ambasadorja e SHVA-ve në Tiranë, Yuri Kim e cila nxitoi të fuste me një ‘këmbë’ në Bashkimin Europian Shqipërinë. Bashkë me urimet e saj, ambasadorja Kim

“LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha! Ky ishte rezultati i veprimeve urgjente nga udhëheqësit, në linjë me opinionin e Kom. Venecias. Me një GJK funksionale, Shqipëria përmbush kushtin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ky është një hap gjigand përpara! Urime popullit shqiptar! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”- shkruante Kim, duke nënvizuar qartë se ngritja e Kushtetueses ishte kushti që na çon në BE.

Por ndryshe nga Kim, Europa dhe Gjermania, e distancuan Shqipërinë me reagimet e tyre. Ishte Luigi Soreca që ky është një vendim I rëndësishëm por është vetëm një nga lista e kushteve të nevojshme që duhen plotësuar për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE,

“Sot Presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon, anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese që do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin dhe KE. Dhanë një rezultat kaq të rëndësishëm, që është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformë në drejtësi. Ky vendim gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE,”- shkruante Soreca.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin e Europës Oliver Varhelyi ishte në një mendje me ambasadorin Soreca.

“Lajm i shkëlqyer! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së pare,”- shkruante Varhelyi.

Por, ‘djalli fshihet në detaje‘, dhe reagimi i amnbasadori gjerman, Peter Zingraf do ta zmadhonte akoma më shumë ndasinë e Shqipërisë nga Europa. Në reagimet e tij teksa uroi Shqipërinë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Zingraf do të shkruante se në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian, por vetëm një ama.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit,”- shkruante Zingraf.

Këto reagime, rutinore në pamje të parë zbulojnë një ndarje që përflitet prej kohësh në politikën shqiptare. Atë se SHBA, BE dhe Gjermania nuk janë uniformë kur vjen fjala për integrimin. Për partnerët tanë strategjikë, ShBA, Shqipëria është më pranë Evropës, dhe datës së konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa BE dhe Gjermania konfirmojne sërish “detin” e madh me reforma që na ndan nga data. Për to, data përkthehet në realizimin e 15 kushteve të caktuara në 25 mars 2020. (Lexo këtu). Dy kushtet e Amerikës në tryezën e BE dhe Gjermanisë sa shkojnë dhe zmadhohen, ndërsa qeveria hap shampanjë çdo 6 muaj pa një rezultat konkret për integrimin, që prej vitit 2014.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese olivér várhelyi peter zingraf yuri kim luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese olivér várhelyi peter zingraf yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 18:01

TIRANË– Imzot George Frendo ka zgjedhur të tregojë një histori personale gjatë meshës së mbajtur pasditen e sotme me rastin e Krishtlindjes në Katedr...