Aktualitet

Pashkët/ Fluks në Kakavijë, 17 mijë shqiptarë hynë në tokën amë në dy ditët e fundit

27 Prill 2019, 09:21 Nga DOSJA
Pashkët/ Fluks në Kakavijë, 17 mijë shqiptarë hynë

Gjirokastër-  Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve në Pikën Kufitare të Kakavijës gjatë ditëve të fundit.

Dosja.al mëson se në 48 orët e fundit ka pasur një rritje të fluksit të të ardhurve në Shqipëri me rastin e kësaj dite të shënuar. Mësohet se 17500 shtetas kanë hyrë në territorin e vendit nga kjo pikë kufitare.

Po kështu ka edhe shqiptarë që festojnë Pashkën në Greqi. Sipas shifrave  10300 persona janë  larguar drejt Greqisë ne 48 orët e fundit përmes mjeteve personale dhe autobusëve që llogariten ne 2000 të tillë.

Ndërsa drejt Shqipërisë kane hyre 4600 mjete. Pala shqiptare punon me 6 sportele gjithsej ndërsa pala greke me 4 të tilla.

(J.V.F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 17500 shtetas hynë pashket ortodokse 17500 shtetas hynë pashket ortodokse

Sondazh

Poll