Aktualitet

Mesha në foto/ Besimtarët e pajisur me maska luten për shëndet këtë vit: Ai i pari, pastaj vjen çdo gjë tjetër

24 Dhjetor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Mesha në foto/ Besimtarët e pajisur me maska luten për

TIRANË– Besimtarët këtë vit kanë prioritet shëndetin. Të pajisur me maska mbrojtëse nga Covid-19 dhe në distancën e duhur sociale, pavarësisht pandemisë, besimtarët e krishterë kanë shkuar pranë kishave për tu lutur.

Të gjithë, këtë vit kërkojnë shëndet të cilin pas pandemisë e konsiderojnë primarin, e më pas çdo mirësi tjetër.

Lutemi për mbarësi, aq më tepër tani që është kohë pandemie, Krishti është vaksina më e përshtatshme që të kalojmë këtë situate,”- thotë një besimtar në kishën ortodokse “Ngjallja e Krishtit”

Shëndeti i pari, pastaj mbarësi,”– thotë një tjetër.

Besoj janë të gjitha në favor të shëndetit tonë. Për këtë vit urojmë që vërtetë të na sjellë shpresë, gëzim dhe dashuri…”– shton dikush tjetër.

Këtë vit Krishtlidnja vjen në kushte pandemie. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri për të sjellë dhuratat. 

(f.m/doja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e krishtlindjes festa e krishtlindjes

Sondazh

Poll