Aktualitet

Fluks emigrantësh për festat e fundvitit, qindra shqiptarë bllokohen në radhë në Kakavijë, presin autobusët prej katër

24 Dhjetor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Fluks emigrantësh për festat e fundvitit, qindra shqiptarë

KAKAVIJË- Emigrantët shqiptarë, që vijnë nga Greqia për të kaluar festat në vendin e tyrë, janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se emigrantët janë bllokuar që nga mesdita e sotme për shkak të mungesës së autobusave shqiptarë.

Emigrantët të cilët kanë paguar rreth 70 euro te linjat greke të autobusave u është premtuar se deri në Kakavijë do t’i sillnin ata ndërsa aty do t’i prisnin autobusat shqiptarë. Por deri tani në Kakavijë nuk është shfaqur asnjë autobus për t’i marrë dhe emigrantët kanë ngelur atje.

Disa nga njerëzit në Kakavjë për të evituar pritjen e gjatë të pikën kufijtare kanë paguar edhe taksi për të shkuar në vendbanimet e tyre.Por kjo nuk është dyndja e vetme e emigrantëve për të ardhur në Shqipëri pasi disa ditë më parë një fluks të madh kishte edhe në aeroportin e Rinasit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dyndje emigrantesh ne kakavije dyndje emigrantesh ne kakavije

Sondazh

Poll