Aktualitet

24 Dhjetor 2020, 18:01 Nga DOSJA

TIRANË– Imzot George Frendo ka zgjedhur të tregojë një histori personale gjatë meshës së mbajtur pasditen e sotme me rastin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit. Gjatë meshës, Imzot George Frendo ka rrëfyer historinë e një 78-vjeçari me të cilin qëndroi në një dhomë spitali gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19.

Imzot George Frendo tregoi më tej se ky 78-vjeçar e donte shumë gruan e tij edhe pse ishte e paralizuar dhe kujdesej gjithë kohës për të.

“Dua të zgjedh të tregoj një histori. Kur isha në spital, rastisa në një dhomë bashkë me një burrë 78-vjeç…u bëmë shumë miq, është një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj. Ishte ende shumë e bukur, por e paralizuar, dhe ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet. Fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur,”- tregoi Frendo.

Këtë vit Krishtlidnja vjen në kushte pandemie. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri për të sjellë dhuratat. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo imzot george frendo

Sondazh

Poll