Aktualitet

Rastësi apo mallkim? Data 24 që terrorizoi dy herë Elbasanin, Lefter Zhidrus dhe Josif Kavaja drejtuan kallashnikovin drejt p

24 Dhjetor 2020, 16:46 Nga DOSJA
Rastësi apo mallkim? Data 24 që terrorizoi dy herë Elbasanin,

ELBASAN– Sot është data 24, dhe Elbasani, konkretisht banorët e një zonës mes fshatrave Zavalinë dhe Seltë, janë terrorizuar nga Josif Kavaja. 45-vjeçari, i njohur si një person me probleme të shëndetit mendor ka dalë pasditen e sotme në pjesën e pasme të banesës së tij she ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Të shtënat kanë frikësuar familjarët dhe banorët e zonës që kanë telefoniar policinë për ndihmë, por drejt efektivëv, Kavaja qëlloi me breshëri kallashnikovi. Tashmë ai është ngujuar në banesën e tij dhe kërcënon se do të vrasë familjarët nëse policia futet në shtëpinë e tij e nuk pranon të dorëzohet.

Negociatat me forcat RENEA dhe FNSH-të vijojnë, dhe paniku sa vjen e shtohet. Por ky nuk është rasti i vetëm kur qyteti i Elbasanit ka vuajtur pasoja e një personi të armatosur që ka shfryrë breshërinë e kallashnikovit drejt uniformave blu.

Por më datë 24, të muajit shtator të këtij viti, nuk dimë të themi nëse është një rastësi apo ka një domethënie ‘të fshehtë’, Elbasani u trondit sërish.

Pasditen e 24 shtator, Lefter Zhidru dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve.

Pas pesë orësh negociata me forcat RENEA, Zhidru u ekzekutua nga të specializuarit për përballjen me të rrezikshmit. Ngjarjes së ditës së sotme, ende nuk i dihet fundi…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise lefter zhidru qellohet me arme drejt policise ne elbasan sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise lefter zhidru qellohet me arme drejt policise ne elbasan sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll