Aktualitet

VENDIMI/ Pas pensionistëve, qeveria shpërblen për festat e fundvititit bluzat e bardha dhe uniformat blu

24 Dhjetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
VENDIMI/ Pas pensionistëve, qeveria shpërblen për festat e

TIRANË– Qeveria ka shpërblyer bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit. Në vendimin e marrë theksohet se mjekët dhe uniformat blu, do të marrin gjithashtu shpërblin monetar për festat e fundvitit, pas caktimit të shpërblimit për pensionistët. 

VENDIMI I PLOTË: Nr. 1044, datë 18.12.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.

Ky vendim pritet të botohet në fletoren zyrtare. Më herët, vetë kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se pensionistët, këtë fundvit do të marrin 5 mijë lekë dëmshpërblim për festat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qeveria shperblen mjeket dhe policet qeveria shperblen mjeket dhe policet

Sondazh

Poll