Aktualitet

Ngjarja në Elbasan, del njoftimi zyrtar i policisë: Josifi u rrezikoi jetën efektivëve, shkuan për kontroll me vendim gjyka

24 Dhjetor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Ngjarja në Elbasan, del njoftimi zyrtar i policisë: Josifi u rrezikoi

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan.

Në njoftim theksohet se blutë e Elbasanit kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e 45-vjeçarit Josif Kavaja, por ky i fundit ka qëlluar me armë drejt tyre, duke u rrezikuar jetën. Aktualisht zona është rrethuar dhe po punohet për kapjen e 45-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja qellon me arme drejt policise qellohet me arme drejt policise ne elbasan josif kavaja qellon me arme drejt policise qellohet me arme drejt policise ne elbasan

Sondazh

Poll