Aktualitet

“Deja Vu” në Elbasan/ Përsëritet skenari i Lefter Zhidrus, Jusuf Kavaja qëllon me armë zjarri drejt policisë në Elbas

24 Dhjetor 2020, 15:06 Nga DOSJA
“Deja Vu” në Elbasan/ Përsëritet skenari i Lefter

ELBASAN– Sërish terror në Elbasan! Tre muaj pas skenarit të frikshëm të Lefter Zhidrus në Elbasan, një tjetër person ka terrorizuar me armë zjarri efektivët e policisë pasditen e sotme. Mësohet se rreth orës 16:15, 45-vjeçari i identifikuar si Josif Kavaja, ka terrorizuar banorët e fshatit Zavalinë në Elbasan dhe familjarët e tij, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ka qenë pikërisht familja e Kavajës, që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk mundte dot që të ndalte 45-vjeçarin. Pak minuta pas telefonatës, efektivët e Policisë së Elbasanit kanë mbërritur në banesën e 45-vjeçarit, që njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Por, Josif Kavaja ka refuzuar kontrollin e banesës. Ai ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar me armë drejt policisë. Efektivët kanë kërkuar ndihmë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA. Gjatë kohës që po vinin përforcimet, 45-vjeçari Kavaja, ka përfituar dhe ka dalë nga banesa për tu arratisur drejt zonës pyjore pranë fshatit Zavalinë. Më pas, në rrethana që ende nuk dihen, Kavaja është kthyer në banesën e tij ku është ngujuar bashkë me familjarët.

Ai kërcënon se nëse ndodnjë efektiv policie shkel në banesën e tij, do të ekzekutojë të gjithë familjen. Kjo ‘pengmarrje’ vijon prej më shumë se pesë orësh. Dosja.al ka mësuar se Josif Kavaja është një person me probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë jashtë vendit dhe prej disa kohësh, ishte kthyer në fshat, ku ka nisur të ushtrojë terror. Beqar dhe pa fëmijë, prej dy javësh me radhë, Josif Kavaja dilte në toka bujqësore dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke bërtitur “do ju vras”. Por, pasditen e sotme ky terror arriti kulmi që bëri që familjarët dhe fqinjët të telefononin policinë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lëdnuar deri më tani. Negociatat për dorëzimin dhe arrestimin e Kavajës vijojnë, për të mos përfunduar me skenarin e Zhidrus që u ekzekutua nga forcat RENEA.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise qellohet me arme drejt policise ne elbasan elbasan josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise qellohet me arme drejt policise ne elbasan

Sondazh

Poll